Sot merret vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministri mungon në seancë, ja kush e përfaqëson

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 28-04-2020 Sot merret vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministri mungon në seancë, ja kush e përfaqëson Saimir Tahiri dhe Maks Haxhia

Ditën e sotme do të merret vendimi në Gjykatën e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në këto momente në gjykatë ka mbërritur avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa vetë ish ministri nuk ka preferuar të marrë pjesë.

Seanca e ditës së sotme do të fillojë në orën 11:00 dhe trupa gjykuese është e përbërë nga Albana Boksi Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kjo seancë e shtyrë për shkak të situatës së krijuar prej Covid do të zhvillohet pa media dhe publik.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. 

Momenti kur Maks Haxhia shkon ne seance:

Screenshot_3.jpg

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097229480743408
array(1) { ["section"]=> string(95) "sot-merret-vendimi-per-saimir-tahirin-ish-ministri-mungon-ne-seance-ja-kush-e-perfaqeson-204313" }