Sot ndeshja në Lituani, ja si do të luajë Kombëtarja shqiptare

Publikuar tek: sport, më 06:48 14-10-2020 Sot ndeshja në Lituani, ja si do të luajë Kombëtarja shqiptare Kombetarja ne seance stervitore ne Lituani

Shqipëria do të luaj sot në orën 18:00 me Lituaninë në transfertë, një ndeshje që vlen për Nations League.

Pas barazimit në Kazakistan, kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët ndaj një kundërshtari që në “Air Albania” një muaj më parë ia doli të na mposhtë me një gol.

Për duelin e radhës, trajneri I kuqezinjve duket se do të eksperimentojë sërish nga ndeshja e fundit, duke hedhur në lojë Mihajn, Lenjanin, Dokën, Vrionin dhe Laçin. Në balotazh janë edhe Çekiçi me Seferin për një vend titullari.

Formacioni i mundshëm anti-Lituani:

Shqipëria 3-5-2: Berisha, Gjimshiti, Mihaj, Kumbulla, Bare, Laçi (Çekiçi), Kallaku, Lenjani, Doka, Vrioni, Broja (Seferi) Trajner: Edy Reja

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012723922729492
array(1) { ["section"]=> string(68) "sot-ndeshja-ne-lituani-ja-si-do-te-luaje-kombetarja-shqiptare-223714" }