Një grup i Ultrasve të Zagrebit janë bllokuar në Shkodër nga policia shqiptare pas evidentimit të tyre si persona problematikë në stadiumet e futbollit. Grupi i ultrasve ishte nisur për në Elbasan, në ndeshjen që sot do të luajë skuadra jonë e futbollit ‘’Skënderbeu’’ me ‘’Dinamo’’-n e Zagrebit.
Sipas të dhënave paraprake personat e bllokuar në Shkodër janë persona me precedentë penalë. Mësohet fillimisht se ka patur tension mes palëve në momentin e arrestimin, pasi njihen si tifoza problematikë në ndjekjen e ndeshjeve por më pas situata është qetësuar.
Skënderbeu niset si favorit në ndeshjen e sotme në Elbasan Arena. Mendohet se numri i tifozëve që do të ndjekë këtë ndeshje shkon në 12 mijë.