Sot në 35-vjetorin e Mark Zuckerberg, ditëlindje 'pa tortë dhe qirinjë' për bashkëthemeluesin e 'Facebook'

Publikuar tek: bota, më 18:24 14-05-2019 Sot në 35-vjetorin e Mark Zuckerberg, ditëlindje 'pa tortë dhe qirinjë' për bashkëthemeluesin e 'Facebook'

Nga Albert Vataj

Ditë jo të mira për Mark Zuckerberg, një prej themeluesve të Facebook. Ai sot mbush 35 vjeç, me një pasuri që e rendit atë në dhjetëshen miliarderët e botës, por edhe me një cënim në rritje të autoritetit të tij në kompani. Facebook, një prej rrjeteve sociale më popullore, që u lançua 15 vite më parë, më 4 shkurt 2004 dhe komunikon në 140 gjuhë të botës, sot feston në një situatë të trazuar.

Facebook që nisi si një betejë e superegos prej adoleshenti, si një stuhi e moshës për t'u transformuar në një simbiozë e njeriut bashkëkohor, një arketip modern i bashkëjetesës dhe komunikimit, kohëvrasjes dhe apokalipsit, është përballur këtë vit me një serë problematikash në sistem, dhe këto ditë me tensione brenda stafit drejtues.

Kjo datëlindje për Mark Zuckerberg është jo dhe aq entuziaste, kjo për shkak të një konfrontimi deklaratash me bashkëthemeluesin, Chris Hughes, i cili e akuzon atë për atoritarizëm. "Fuqia e Markut është e pashembullt dhe joamerikane" është shprehur për mediat ai, dhe se blerjet dhe aderimi i shfrenuar i Facebook, e kanë bërë aq dominues saqë pengon konkurrencën. Thirrja bëri jehonë dhe nxiti solidaritet kundër Markut edhe të zyrtarëve të tjerë të hershëm, si presidenti i parë i Facebook, Sean Parker dhe shefi i menaxhimit, Chamath Palihapitiya, të cilët kanë ngritur alarm për mënyrën se si rrjeti social i tyre ndikon në shoqëri.

Por Zuckerberg ka argumenton se zgjerimi i sundimeve të Facebook është në përfitim të publikut. 'Buxheti ynë për sigurinë gjatë këtij viti është më i madhi, ekuivalenti i të ardhurave të një viti, të këtij 10-vjeçari. Shuma e akorduar, (që është edhe arsyeja i pakënaqësisë) është për shkak se ne kemi qenë në gjendje të ndërtojmë një biznes të suksesshëm, që tani kërkon të investojmë për ta mbrojtur atë. Ju e dini, ne investojmë më shumë në siguri se çdokush në mediat sociale ", tha Zuckerberg për gazetarin Laurent Delahousse. Problematika e krijuar kapërceu publikun amerikan për t'u bërë pjesë e interesimit të medias franceze. Zuckerberg, i cili, tre ditë më parë ishte në Francë për t’u takuar me Presidentin, Emmanuel Macron, argumentoi se rritja e Facebook-ut është në të vërtetë një përfitim për përdoruesit e tij dhe sigurinë e procesit demokratik, citon France2'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023770093917847
array(1) { ["section"]=> string(108) "sot-ne-35-vjetorin-e-mark-zuckerberg-ditelindje-pa-torte-dhe-qirinje-per-bashkethemeluesin-e-facebook-164327" }