Sot në mesnatë afati i fundit për aplikimet në Akademinë e FA, Xhaçka: Pagesë mujore për çdo student

Publikuar tek: aktualitet, më 18:30 21-09-2020 Sot në mesnatë afati i fundit për aplikimet në Akademinë e FA, Xhaçka: Pagesë mujore për çdo student

Mbrëmjen e sotme është afati i fundit raundit të dytë për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministra e Mbrojtes Olta Xhaçka, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se për çdo student që zgjedh AFA-në do të ketë një pagesë mujore për gjatë gjithë periudhës së studimit.

Postimi i plotë:

Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete.

Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi.

Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara:

Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086431503295898
array(1) { ["section"]=> string(105) "sot-ne-mesnate-afati-i-fundit-per-aplikimet-ne-akademine-e-fa-xhacka-pagese-mujore-per-cdo-student-221158" }