'Sot ne shohim fytyrën e shpresës', vogëlushi shërohet nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 13:06 26-03-2020 'Sot ne shohim fytyrën e shpresës', vogëlushi shërohet nga koronavirusi

Koronavirusi ka ‘gjunjëzuar’ botën por ajo që është më shumë e ‘dërrmuar’ nga kjo situatë është Italia.

Italia çdo ditë regjistron shifra të frikshme vdekjesh dhe të infektuarish.

Kryetari i Komunës së Corbettës, Marco Ballarini ka dhënë një lajm të mirë me anë të një postimi në ‘Facebook’. Ai ka shkuar se Leonardo pasi ishte prekur nga koronavirusi ia ka dalë të shërohet.

Leonardo ka arritur të fitojë ‘betejën’ me koronavirusin dhe ka shkuar në shtëpi.

“Fytyra e mrekullueshme e shpresës. Mirësevjen në shtëpi Leo i vogël! Sot kemi një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, për t'u ndjerë edhe më shumë si një komunitet i bashkuar. Sot shikojmë fytyrën e mrekullueshme të Shpresës, shpresën tone. Leonardo i vogël, sapo ka dalë nga spitali ku fitoi betejën kundër koronavirusit. Shumë faleminderit Leo, faleminderit shumë prindërve të tij që nuk u dorëzuan kurrë.Ti solle verën në zemrat e të gjithëve në Corbettesi” shkruan Ballarini.

Kujtojmë që deri më tani në Itali 7.503 persona kanë humbur jetën, ndërsa 74.386 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089559555053711
array(1) { ["section"]=> string(75) "sot-ne-shohim-fytyren-e-shpreses-vogelushi-sherohet-nga-koronavirusi-200136" }