Sot nisi vaksinimi kundër COVID, por ja sa raste të reja janë regjistruar, 6 viktima në 24 orë (SHIFRAT)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:32 11-01-2021 Sot nisi vaksinimi kundër COVID, por ja sa raste të reja janë regjistruar, 6 viktima në 24 orë (SHIFRAT) Spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë jep informacion lidhur me situatën e pandemisë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas MSH, gjatë ditës së fundit janë regjistruar 376 raste të reja. Fatkeqësisht 6 pacientë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurrës.

Kujtojmë se ditën e sotme ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në vendin tonë, me rreth 1 mijë doza të dhuruara nga një shtet europian.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë:  1575 testime, 333 të shëruar, 376 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,981 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (11 Janar 2021)

Raste të reja ditore        376

Të shëruar në 24 orë      333

Të shtruar në spitale      263

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore               1575

Testime totale            293,379

Raste pozitive              63,971

Raste të shëruara        37,981

Raste Aktive                24,743

Humbje jete                 1247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14299

Fier        1803

Shkodër   1357

Durrës  1300

Lezhë    1001

Vlorë     1021

Korçë    887

Elbasan  903

Berat     798

Dibër     539

Gjirokastër 446

Kukës    389

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Macron i akordon Ismail Kadaresë titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, shkrimtari kalon drekën mes miqsh tek ‘2 Kitarrat’
»
Article Logic
Execution time: 0.011066198348999
array(1) { ["section"]=> string(107) "sot-nisi-vaksinimi-kunder-covid-por-ja-sa-raste-te-reja-jane-regjistruar-6-viktima-ne-24-ore-shifrat-234580" }