Si sot një vit më parë u nda nga jeta krejt papritur gazetari e pedagogu Agim Nezaj si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Në përkujtim të tij, vajzat që la pas Gimi shpërndajnë dy foto emocionuese dhe i thonë se ndarja e tyre është vetëm fizike pasi shpirtërisht ai është kudo me to.
“Fizikisht të ndarë, bashkë përgjithmonë.
Sot 1 vit nga largimi nga jeta i babait tonë të dashur Agim Neza.
Ti jeton i gjallë në zemrat tona, jeton në kujtimet tona, jeton në ëndrrat tona, jeton në gjithë qenien tonë.
Të duam shumë babi,
Dona&Egi.”
Disa muaj më parë dolën edhe tre libra në botim të Agim Nezës që i ndjeri ua ka dedikuar studentëve dhe miqve të tij raporton newsbomb.al.