Sot nuk doli ‘tym i bardhë’ nga Zgjedhorja, Yuri Kim presion palëve: Punoni gjatë fundjavës. Mos pushoni, mos zhgënjeni!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 29-05-2020 Sot nuk doli ‘tym i bardhë’ nga Zgjedhorja, Yuri Kim presion palëve: Punoni gjatë fundjavës. Mos pushoni, mos zhgënjeni! Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar sërish në lidhje me tryezën e Këshillit Politik dhe vijimësinë e reformës zgjedhore.

Përmes një reagimi në twitter, Kim i ka bërë thirrje palëve që të vazhdojnë punën edhe gjatë fundjavës, duke qenë se vetë ata kanë “premtuar” se reforma do të mbyllet brenda 31 majit. “Mos pushoni, mos zhgënjeni”, është ultimatum i Yuri Kim për katër anëtarët e Këshillit Politik.

“Më shumë progress sot, 2-3 çështje kanë mbetur. Partitë duhet të punojnë edhe gjatë fundjavës për të arritur dakortësinë brenda 31 majit, ashtu siç kanë premtuar (duhet të fitojmë kohën e humbur nga covid). Askush nuk do marrë çdo gjë që dëshiron, definicion i negocimit. Jeni afër, mos pushoni, mos zhgënjeni”, shkruan Kim.

Kujtojmë që sot ishte mbledhja e tretë brenda javës, ku një nga çështjet për të cilat nuk u ra dakord, është ajo e sistemit elektronik në të gjitha qendrat e votimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096518993377686
array(1) { ["section"]=> string(120) "sot-nuk-doli-tym-i-bardhe-nga-zgjedhorja-yuri-kim-presion-paleve-punoni-gjate-fundjaves-mos-pushoni-mos-zhgenjeni-208324" }