Sot u shënua numri rekord i viktimave nga covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 17 jetë të humbura.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë ndërkohë apel qytetarëve që të zbatojnë tre rregullat bazë, sa herë që dalin nga shtëpia.
Maska, distanca dhe higjiena janë tre armët që çdokush duhet të përdorë kur del nga shtëpia, shkruan Manastirliu në rrjete sociale.
Ministrja thotë se para se ta kurojmë virusin, duhet ta parandalojmë dhe kjo gjë bëhet prej nesh, në jetën tonë të përditshme, dhe jo në spitale.