Sot paga e tij arrin miliona franga, Xherdan Shaqiri tregon për fillimet e vështira: Jetoja në një fermë, nuk kishim as ngrohje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:04 14-08-2019 Sot paga e tij arrin miliona franga, Xherdan Shaqiri tregon për fillimet e vështira: Jetoja në një fermë, nuk kishim as ngrohje

Xherdani Shaqiri është ndër futbollistët më të njohur të trojeve shqiptare.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë, ku ka folur edhe për fillimet e karrierës së tij dhe jetën e vështirë.

Shaqiri është shprehur se në fillim në Germani ka jetuar në një fermë me kushte jo të mira, aq sa i duheshin të mbuloheshin me pesë batanije gjatë dimrit sepse oxhaku ishte larg dhomës.

‘Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla. Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit’, ka thënë futbollisti.

Kujtojmë që sot Shaqiri është ndër futbollistët më të paguar dhe paga e tij vjetore arrin 9.5 milionë franga.

 

maxresdefault.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079128742218018
array(1) { ["section"]=> string(131) "sot-paga-e-tij-arrin-miliona-franga-xherdan-shaqiri-tregon-per-fillimet-e-veshtira-jetoja-ne-nje-ferme-nuk-kishim-as-ngrohje-175358" }