Sot protesta e PD-së para Kryeministrisë e Kuvendit, 1200 policë në gatishmëri

Publikuar tek: aktualitet, më 08:10 12-03-2015 Sot protesta e PD-së para Kryeministrisë e Kuvendit, 1200 policë në gatishmëri nga protesta e meparshme e PD-së

Partia Demokratike do të mbajë sot protestën e saj, të programuar para Kryeministrisë dhe Kuvendit por 1200 policë do të jenë në gatishmëri gjatë zhvillimit të protestës. Që në orën 06:30 të mëngjesit, organizatorët e protestës ishin duke ngritur podiumin nga do të flasë kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe personazhe të tjerë të opozitës.

Partia Demokratike nëpërmjet protestës do të kërkojë largimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta si dhe do të protestojë kundër varfërisë në vend.

Mësohet se nga rrethet janë nisur edhe autobusët e parë me protestues, që do të mbërrijnë në Tiranë para orës 11:00, kohë kur është përcaktuar edhe nisja e protestës.Protestuesit e Dibrës dhe Burrelit ankohen se po kryhen kontrolle nga policia në autobusët e tyre. Protestues të tjerë po vijnë nga Shkodra, Korça, Vlora, Berati dhe Kukësi. Nga kryetarët e PD-së në rrethe bëhet e ditur se nga Qarku I Shkodrës janë nisur rreth 12 mijë protestues, ndërkohë që nga Kukësi 1 mijë.

Lulzim Basha këto ditë ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, por nga ana tjetër Policia e Shtetit ka lajmëruar dje qytetarët se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Policia ka lajmëruar qytetarët që të lëvizin në kryeqytet me mjetet e tyre identifikuese pasi herë pas here do të bëhen kontrolle. Nga ana tjetër, efektivët e policisë që do të jenë prezentë në protestë, sipas një urdhri të brendshëm të drejtorit të Përgjithshëm Artan Didi nuk do të mbajnë armë me vete, veç shkopinjëve të gomave, në rast se do të ketë nevojë për ndërhyrje.

Policia dhe SHISH janë paralajmëruar edhe për akte të paligjshme, që mund të ndodhin. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u takua me kreun e Kuvendit Ilir Meta, ku veç të tjerash diskutuan edhe për protestën. Takimit të tyre iu bashkua edhe ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri. Meta ka deklaruar se nuk e jep dorëheqjen. Hetimi për akuzat e Tom Doshit se Meta ka urdhëruar ta vrasë po vazhdojnë. Deri më tani në Prokurorië e Krimeve të Rënda kanë dhënë dëshminë Tom Doshi, Ilir Meta, Edi Rama, Sajmir Tahiri, Sali Berisha, Dritan Prifti, Mark Frroku, Monika Kryemadhi, Mhill Fufi, Fatjon Skënderi  dhe Durim Bami. Ky duket të jetë procesi hetimor më I madh, ku janë përfshirë më shumë politikanë se çdo proces tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rruga e protestuesve nga Vlora në Tiranë, ja kontrollet e policisë (Foto+Video)
Cherie Blair në Tiranë, siguron kontratën me qeverinë shqiptare, fotot në rrjetet sociale »
Article Logic
Execution time: 0.011866092681885
array(1) { ["section"]=> string(82) "sot-protesta-e-pd-se-para-kryeministrise-e-kuvendit-1200-police-ne-gatishmeri-5616" }