Sot protesta kombëtare e opozitës, 'mister' skenari

Publikuar tek: aktualitet, më 07:37 25-05-2019 Sot protesta kombëtare e opozitës, 'mister' skenari

Pasditen e sotme pritet të zhvillohet protesta e 7-të kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar.

Ashtu siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë në orën 19:00 para godinës së kryeministrisë.

Nuk dihet ende seknari që ka opozita për protestën e sotme.

Kujtojmë që dy ditët e fundit kryeministri Edi Rama i ka dërguar letra publike kreut të PD, Lulzim Basha duke e ftuar të ulen në dialog.

Nga ana tjetër kryedemokrati nuk ka pranuar kërkesën e Ramës duke u shprehur i vendosur se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta, u shpreh dje se është i gatshëm që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja ‘gj’ e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027657985687256
array(1) { ["section"]=> string(54) "sot-protesta-kombetare-e-opozies-mister-skenari-165617" }