Sot reshje shiu në disa zona, mësoni si pritet të jetë moti

Publikuar tek: aktualitet, më 07:21 19-09-2019 Sot reshje shiu në disa zona, mësoni si pritet të jetë moti Foto ilustruese

Dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezent që në orët e para të dites në Veriperëndim, e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë fillimisht me intesitet të ulët, në pjesën e dytë të ditës reshjet do të fitojnë intesitet deri mesatar hera-herës edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës, më konkretisht:

në zonat malore 11ºC deri në 25ºC

në zonat e ulëta 15ºC deri në 29ºC

në zonat bregdetare 17ºC deri në 28ºC

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038045167922974
array(1) { ["section"]=> string(65) "sot-reshje-shiu-ne-disa-zona-mesoni-si-pritet-te-jete-moti-178963" }