Sot reshje shiu në këto zona, mësoni si pritet të jetë moti

Publikuar tek: aktualitet, më 07:25 10-10-2019 Sot reshje shiu në këto zona, mësoni si pritet të jetë moti Foto ilustruese

Moti i kthjellët në vend ndikuar nga masat ajrore të qëndrueshme, do të marrë një kthesë ditën e enjte.

Kthjellimet e orëve të mëngjesit, do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët.

Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9ºC deri në 23ºC

zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC

zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026790142059326
array(1) { ["section"]=> string(65) "sot-reshje-shiu-ne-keto-zona-mesoni-si-pritet-te-jete-moti-181453" }