Sot seanca e fundit në Kuvend, ambientalisti jep lajmin e mirë: Qytetarët fituan, plehrat nuk kaluan! Shqipëria më e pastër falë atyre që reaguan!

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 04-05-2017 Sot seanca e fundit në Kuvend, ambientalisti jep lajmin e mirë: Qytetarët fituan, plehrat nuk kaluan! Shqipëria më e pastër falë atyre që reaguan!

“Qytetarët fituan, plehrat nuk kaluan! Shqipëria sot është më e pastër falë atyre që reaguan!”, kështu shprehet kuratori i artit dhe ambientalisti Andi Tepelena, sot në ditën e fundit të seancës në Kuvend për këtë sezon Parlamentar.

“Sot është seanca e fundit e Kuvendit për këtë sezon Parlamentar. Sot mbyllet me sukses edhe beteja jonë kundër importit të plehrave në Shqipëri. Beteje e nisur ne shtator te vitit qe shkoi, kur qeveria shkeli premtimin e saj se Shqipëria kurrë më nuk do të kthehej në kosh plehrash të Europës dhe vendosi të rilejonte importin e plehrave.

Në 1 Tetor disa mijera qytetarë dolën ne shesh, të organizuar si kurrë me parë jo nga partitë politike por nëpermjet rrjeteve sociale dhe arriten ti imponoheshin politikes qe ligji te rikthehej ne Parlament nepermjet Presidentit e me pas te mos plotesonte asnjehere numrin 71 te votave per tu shnderruar ne ligj.

 Ligji nuk kaloi sepse mijera njerez te mire u angazhuan fizikisht dhe virtualisht qe ta ndalonin. Kur behemi bashke, pertej partive, fitojme ne, fiton Shqiperia! Jemi te bindur qe kjo lufte nuk ka perfunduar.

Mafia e plehrave e lakmon Shqiperine dhe me siguri serisht do te kete tentativa per te riaktivizuar ligjin. Por te bashkuar do ti ndalim serisht! Urime! Fale secilit prej nesh qe reagoi, Shqiperia sot eshte nje vend me i paster. KUSH REAGON, FITON!”, shprehet bashkë-themeluesi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, në median sociale Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident fatal, makina përplas për vdekje këmbësoren në Shkodër
Finalja e “Tirana Art Fest”, kush janë të rinjtë fitues në këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi »
Article Logic
Execution time: 0.0049221515655518
array(1) { ["section"]=> string(147) "sot-seanca-e-fundit-ne-kuvend-ambientalisti-jep-lajmin-e-mire-qytetaret-fituan-plehrat-nuk-kaluan-shqiperia-me-e-paster-fale-atyre-qe-reaguan-77443" }