Sot u emërua zv.ministër Arsimi, zbulohet PLAGJIATURA e Olti Rrumbullakut: I vetmi ndryshim, zëvendësimi i ‘dollarit’ me ‘lekun’

Publikuar tek: aktualitet, më 21:09 11-12-2019 Sot u emërua zv.ministër Arsimi, zbulohet PLAGJIATURA e Olti Rrumbullakut: I vetmi ndryshim, zëvendësimi i ‘dollarit’ me ‘lekun’ Pedagogu Olti Rrumbullaku

Olti Rrumbullaku dhe Nina Guga janë emëruar sot zëvendës ministra të rinj të Ministrisë së Arsimit, ndërsa është liruar nga detyra paraardhësi i tyre Redi Shtino.

Mirëpo, ende pa u ulur mirë në karrigen e zv.ministrit, në media ka dalë dhe një artikull plagjiaturë i pedagogut Olti Rrumbullaku. Ish-zv.ministri Taulant Muka ka publikuar pak më parë një artikull, dhe të vetmin të Rrumbullakut me titull "VAT Threshold and Some Implications in Albania" te publikuar ne vitin 2010 ne revisten kineze "Journal of US-China Public Administration".

Sipas Mukës, artikulli shkencor i pedagogut Oltion Rrumbullaku i emëruar nga sot zv.ministër i Arsimit, është 100% e kopjuar, dhe i vetmi ndryshim sipas tij është zëvendësimi i valutës nga dollarë në lekë.

Më poshtë, Taulant Muka publikon dhe botimet zyrtare: Artikullin e Olti Rrumbullakut dhe librin nga është marrë materiali i përdorur prej tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040064096450806
array(1) { ["section"]=> string(128) "sot-u-emerua-zv-minister-arsimi-zbulohet-plagjiatura-e-olti-rrumbullakut-i-vetmi-ndryshim-zevendesimi-i-dollarit-me-lekun-189131" }