Sot u hap Unaza e Re në Tiranë, habiten të gjithë me ç’shkruhet në tabelat orientuese (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:26 09-09-2017 Sot u hap Unaza e Re në Tiranë, habiten të gjithë me ç’shkruhet në tabelat orientuese (FOTO)

Ditën e sotme u hap me shumë “zhurmë” Unaza e Re në Tiranë, një projekt ky që do të shmangë trafikun e rënduar, makthi më i madh i kryeqytetasve. 

Veç rëndësisë që ka ky projekt, shumë shpejt ranë në sy edhe defektet e para.

Tabelat orientuese janë shkruar me gabime drejtëshkrimore. Në foton e publikuar nga gazetarja Anisa Ymeri duket qartë se tabela në fjalë ka gabime të pafalshme. 

Konkretisht, emërtimi i zonës së njohur “Komuna e Parisit” është shkruar me gërma të vogla, kur duheshin shkruar të dyja fjalët me gërmë të madhe të shtypit.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që tabelat në vendin tonë i gjejmë të shkruara me gabime, duke dëshmuar se pavarësisht ngritjes së këtij shqetësimi në media, sërish këto gafa vazhdojnë të përsëriten.

 

 tab.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023447036743164
array(1) { ["section"]=> string(95) "sot-u-hap-unaza-e-re-ne-tirane-habiten-te-gjithe-me-c-shkruhet-ne-tabelat-orientuese-foto-91727" }