SOT u votua me 61 vota pro, kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës që i zuri vendin Albin Kurtit (KARRIERA)

Publikuar tek: rajon, më 13:53 03-06-2020 SOT u votua me 61 vota pro, kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri i Kosovës që i zuri vendin Albin Kurtit (KARRIERA) Avdullah Hoti

Avdullah Hoti është votuar ditën e sotme në parlament, me 61 vota pro kryeministri i ri i Kosovës.

Hoti ka qenë kandidati i ri i propozuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas tërheqjes së Isa Mustafës.

Por kush është Avdullah Hoti, i cili përpara se të propozohej kandidat për kryeministër ka qenë ministër i Financave, kurse sot zëvendësues i Albin Kurtit, kryeministrit më jetëshkurtër në Kosovë. 

Biografia e Avdullah Hotit:

Arsimi: Hoti ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998.

Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomi i ka përfunduar në Staffordshire University, në Britani të Madhe.

Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës.

Përvoja akademike dhe politike:

Ai ka filluar angazhimin si asistent mësimor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998, ku më pas ka lektoruar në studimet bachelor, master dhe të doktoratës. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, kurse në 2012 profesor i asocuar.

Ai ka ligjëruar në Universitetin e Pejës gjatë vitit 2008-2009, sakaq edhe në Kolegjin Dardania në Prishtinë ka ligjëruar mikroekonominë dhe makroekonominë. Në 1999-2004, ka punuar në Institutin Riinvest në Prishtinë si hulumtues. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009. Jo vetëm kaq por Hoti ka publikuar gjashtë tekste, në gjuhën angleze, prej tyre dy si autor i vetëm dhe katër si bashkautor.

Pas përvojës akademike dhe humlumtuese Hoti ka filluar nagazhimet në pilitikë. Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në qershor 2014, është zgjedhur Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse sot mban postin e kryeministrit të Kosovës.

Lexo edhe:https://www.newsbomb.al/61-vota-pro-miratohet-qeveria-e-re-e-kosoves-kryeministri-hoti-prezanton-kabinetin-emrat-208907

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094289779663086
array(1) { ["section"]=> string(125) "sot-u-votua-me-61-vota-pro-kush-eshte-avdullah-hoti-kryeministri-i-ri-i-kosoves-qe-i-zuri-vendin-albin-kurtit-karriera-208913" }