Sot vendoset fati i Saimir Tahirit, Gjiknuri: Gjykata të jetë e pavarur

Publikuar tek: politike, më 13:13 19-09-2019 Sot vendoset fati i Saimir Tahirit, Gjiknuri: Gjykata të jetë e pavarur

Ish ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka komentuar çështjen e Saimir Tahirit, ku gjykata pritet të japë sot vendimin.

Gjiknuri, i ftuar në studion e News 24 u shpreh se gjykata duhet të jetë e pavarur në vendimin e saj dhe e bazuar në prova.

Ndërsa ka shtuar se çështja do të marrë kohë pasi edhe do të apelohet.

Pjesë nga biseda:

Gjiknuri: Duke qenë se vi nga drejtësia, janë disa parime që na kanë udhëhequr, më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg. Nuk mund të paragjykoj vendimin. Vetë ai ka thënë që ka besim te drejtësia. Mendoj nuk janë ato standarde prove për akuzat. Me rëndësi është gjykata të jetë e pavarur në vendimin e saj.

Një mik i imi i huaj më tha, 'Damian jetojmë në kohë të tjera, sot je i fajshëm deri sas të dalësh i pafajshëm'. Sot gjyqin ta bëjnë studiot televizive. Populizmi ka sjellë gjëra të rrezikshme. Ky është komenti im. Megjithaë unë besoj se çështja do të marrë kohë sepse edhe do të apelohet. Unë nuk mund të gjykoj vendimin.

Gazetarja: Keni pritshmëri se do të dalë i pafajshëm?

Gjiknuri: Unë thashë që e rëndësishme është që çdo vendim të jetë i bazuar në prova.

Gazetarja: Keni kontaktuar me kolegun tuaj?

Gjiknuri: Këto janë gjëra private. Unë kontaktoj me shumë njerëz.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073530673980713
array(1) { ["section"]=> string(76) "sot-vendoset-fati-i-saimir-tahirit-gjiknuri-gjykata-te-jete-e-pavarur-179016" }