SOT VENDOSET FATI i Shqipërisë për në BE, nëse Këshilli në Luksemburg vendos për “JO”, s’ka më diskutime (PASDITE flitet për ZGJERIMIN)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 15-10-2019 SOT VENDOSET FATI i Shqipërisë për në BE, nëse Këshilli në Luksemburg vendos për “JO”, s’ka më diskutime (PASDITE flitet për ZGJERIMIN) Ministri i Jashtëm rumun George Cambia, në përfundim të sesionit të parë të mbledhjes në Luksemburg

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të duhet të presin deri në Samitin e 17-18 tetorit për të marrë vesh nëse do të ketë apo jo hapje te negociatave.

Kjo do të vendoset sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që mbahet në Luksemburg. Ministrat e jashtëm të vendeve të BE janë aty.

Paradite kanë diskutuar për Brexit. Pasdite, do të diskutojnë për zgjerimin për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Lajmin se gjithcka vendoset sot, dhe se këto janë orët vendimtare, e jep ministri i jashtëm rumun George Cambia, në përfundim të sesionit të parë.

“Nëse nuk do të kemi një vendim pozitiv nga Këshilli për Cështjet e përgjithshme, nuk do të diskutohet fare as në samitin e 17 tetorit” thotë ai për mikrofonët jashtë mbledhjes.

“Kjo është ajo që presim. Sepse ky është rasti, ndryshe humbet kredibiliteti. Nuk është shumë e lehtë. Duhet te ketë një vendim të përbashkët, por që vendet ndahen me veprimet që janë për secilin vend. Në fund të ditës është shumë e rëndësishme të fillojnë negociatat. Mendoj se ka rëndësi edhe për ligjshmërinë e komisionit aktual” thotë Ministri.

Ministrat e Jashtëm do të konsumojnë drekën, dhe pas dreke, të  ngopur, deri në orën 19.00 pritet të diskutojnë për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mesazhet e përcjella gjatë paradites nuk kanë qenë optimiste. Nuk dihet sesi do të lëvizin diplomatikisht zyrtarët gjermanë që janë kthyer në avokatë të zgjerimit, në orët e drekës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029311895370483
array(1) { ["section"]=> string(136) "sot-vendoset-fati-i-shqiperise-per-ne-be-nese-keshilli-ne-luksemburg-vendos-per-jo-s-ka-me-diskutime-pasdite-flitet-per-zgjerimin-182141" }