Sot vendoset fati i tij, Saimir TAHIRI ‘thumbon’ Fatmir XHAFËN: Ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit (ÇFARË DEKLAROI SOT NË GJYQ ISH-MINISTRI I BRENDSHËM)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 19-09-2019 Sot vendoset fati i tij, Saimir TAHIRI ‘thumbon’ Fatmir XHAFËN: Ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit (ÇFARË DEKLAROI SOT NË GJYQ ISH-MINISTRI I BRENDSHËM) Dy ish-ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri (m) dhe Fatmir Xhafaj (d)

Saimir Tahiri reagoi ashpër në seancën e sotme gjyqësore në Krimet e Rënda pasi prokurorët nuk pranuan si pjesë të dosjes së tij  email-et e shkëmbyera midis Tahirit dhe ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli bashkë me regjistrin e hyrje-daljeve.

Përpara trupës gjykuese, ai theksoi se këto materiale nuk i ka paraqitur në cilësinë e provës materiale, por për të provuar personalitetin e tij në ushtrimin e funksionit të Ministrit të Brendshëm në vitet 2013-2017.

“Besoj se emaili i referimit të veprës penale dërguar në prokurori nuk është administruar nga kjo e fundit. Unë nuk i kam kërkuar si prova, as shkresat që i kam dërguar për zonjën Kodheli nuk i kam kërkuar si prova. Nuk e di nëse libri i hyrjeve dhe daljeve në ministri është apo jo në dosjen e prokurorisë. Unë kam prova që dihet botërisht dhe fizikisht. I kam cilësuar këto materiale pasi tregojnë personalitetin tim, me të cilin kam ushtruar detyrën”, është shprehur Tahiri.

Por, ish-ministri i Brendshëm nuk mbeti pa shënjestruar dhe ish-bashkëpunëtorët e tij socialistë, konkretisht pasuesin e tij Fatmir Xhafën, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas publikimit të informacioneve nga PD-ja se vëllai i tij ishte i dënuar për trafik droge në Itali.

‘’Unë dhe Rama në raport me krimin nuk jemi shefa. Në politikë unë dhe Rama jemi shefi i madh. Jam këtu si i pandehur se shita një makinë një personi që s’ka qenë i dënuar. Ia kam kushtuar jetën time Ministrisë së Brendshme.  Disa njerëz nuk përgjigjen as për vëllezërit. Ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit’’, u shpreh Tahiri para trupës gjykuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020426034927368
array(1) { ["section"]=> string(171) "sot-vendoset-fati-i-tij-saimir-tahiri-thumbon-fatmir-xhafen-ka-ministra-qe-nuk-mbajne-pergjegjesi-per-vellezerit-cfare-deklaroi-sot-ne-gjyq-ish-ministri-i-brendshem-179005" }