Sot zgjedhjet Presidenciale në Francë, historia tej të zakonshmes e çiftit që mund të drejtojë vendin: Ai 39 ajo 64 por nuk mbaron këtu...

Publikuar tek: bota, më 08:20 23-04-2017 Sot zgjedhjet Presidenciale në Francë, historia tej të zakonshmes e çiftit që mund të drejtojë vendin: Ai 39 ajo 64 por nuk mbaron këtu...

Sot qytetarët e Francës do të votojnë për Presidentin e ri duke iu drejtuar qendrave të votimit për raundin e parë. Zgjedhjet janë konsideruar si më të paparashikuarat për dekada të tëra por duhet thënë se edhe kandidatët kanë një histori tej të parashikuarës.

Konkretisht kandidati Emmanuel Macron, 39 vjeçari që është martuar Brigitte Trogneu, 64 vjeçe. Por nuk mbaron e gjitha te diferenca e moshës. 64 vjeçarja dikur ka qenë mësuesja e tij e gjimnazit, shkruan newsbomb.al.

Çifti u takua kur Macron ishte 15 vjeç dhe një nxënës në një shkollë Francën veriore. Zonja Trogneux , e njohur më pas si Brigitte Auzière - ishte mësuese e tij e letërsisë dhe drejtoi klubin e teatrit. Ajo ishte gjithashtu një nënë me tre fëmijë,  e martuar dhe 40-vjeç. Një nga vajzat e saj madje ishte edhe në klasën e saj.

Macron, sot kandidat për President shpejt bëri përshtypje te mësuesja e tij.

"Në klasë ajo gjithmonë e merrte atë si një shembull," kujton një ish-nxënës. "Ai shkroi poezi gjatë gjithë kohës dhe i lexoi ato”, vijon më tej ish-nxënësi, shkruan newsbomb.al.

"Ai krijoi ​​një afërsi të pabesueshme. Ne shkruam dhe pak nga pak u magjepsa tërësisht nga inteligjenca e tij. Ai nuk ishte si të tjerët. Askush nuk do ta dijë ndonjëherë se në ç'mënyrë historia jonë u bë një histori dashurie. Kjo na takon. Kjo është sekreti ynë ", është shprehur bashkëshortja e kandidatit për President.

Më shumë rreth zgjedhjeve:

Kandidatët kryesorë Marine Le Pen (e djathta ekstreme), Jean-Luc Melenchon (radikal i majtë), Emmanuel Macron (centrist) dhe Francois Fillon (konservator) do të përpiqen të zënë sot dy vendet e para për të dale më pas në balotazh, më 7 maj.

Sondazhet tregojnë se të katër kandidatët kanë diferenca mjaft të ngushta. Votimi mbyllet në orën lokale 20:00, exit poll-et e para do të publikohen pas mbylljes së qendrës së fundit të votimit dhe rezultatet do të publikohen nga Ministria e Brendshme. 

Emmanuel-Macron-and-his-wife-Brigitte-Trogneux-794529.jpg

MACRON-907328.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër sulm në Paris në prag të zgjedhjeve presidenciale
Tronditet Hollivudi, gjendet e vdekur në shtëpi aktorja e famshme (TELEFONATA QË MBETI PËRGJYSMË) »
Article Logic
Execution time: 0.013936996459961
array(1) { ["section"]=> string(139) "sot-zgjedhjet-presidenciale-ne-france-historia-tej-te-zakonshmes-e-ciftit-qe-mund-te-drejtoje-vendin-ai-39-ajo-64-por-nuk-mbaron-ketu-76117" }