Sot zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, humoristi favorit përballë Poroshenko

Publikuar tek: rajon, më 10:02 21-04-2019 Sot zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, humoristi favorit përballë Poroshenko

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, shkruan Newsbomb.al.

Ky është rundi i dytë i tyre, sepse asnjëri nga kandidatët nuk kishte arritur ta fitonte shumicën e votave në rundin e parë. Në balotazh po përballen presidenti aktual, Petro Poroshenko, dhe humoristi pa përvojë në politikë, Volodymyr Zelenskiy.

Përgjatë tri sezoneve të emisionit të famshëm televiziv “Shërbëtori i Popullit”, Volodymyr Zelenskiy e ka luajtur rolin e një mësuesi të zemëruar.Ndërsa tani ai është favorit për ta fituar garën për president, raporton The Guardian, transmeton Newsbomb.al.

Humoristi 41-vjeçar, i cili nuk ka përvojë në politikë, është shembulli më i ri i një fenomeni botëror, ku kandidatët me pak gjasa po i sfidojnë seriozisht veteranët e politikës. Megjithatë, në ndryshim nga kandidatët tjerë populistë në shtete të ndryshme, Zelenskiy ka arritur në krye të politikës pa bërë ndonjë premtim të madh.

Kandidati tjetër dhe presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se humori i Zelenskiyt mund të jetë i mirë për argëtim, por do të ishte vetëvrasje për një vend që është në luftë. Poroshenko erdhi në pushtet në vitin 2014 dhe nga ai pritej që ta pastronte vendin nga oligarkia dhe korrupsioni.

Ndërkohë, gjatë rundit të parë të zgjedhjeve, të zhvilluar më 31 mars, humoristi Volodymyr Zelenskiy zuri bindshëm vendin e parë me 30.24 përqind të votave, ndërsa Poroshenko mori vetëm 15.95 përqind.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023851871490479
array(1) { ["section"]=> string(83) "sot-zgjedhjet-presidenciale-ne-ukraine-humoristi-favorit-perballe-poroshenko-161259" }