Spahia publikon dokumentat dhe bën denoncimin e fortë: Testet serologjike rezultate të gabuara

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 05-08-2020 Spahia publikon dokumentat dhe bën denoncimin e fortë: Testet serologjike rezultate të gabuara

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë duke thënë se pas tamponeve as testet serologjike nuk japin rezultate të sakta.

Me anë të një postimi në rrtete sociale Spahia ka publikuar rezultatin e të njëjtit person, i cili është testuar në QSUT, dhe ka dalë negativ në testimin serologjik, ndërsa në spitalin Amerikan ka dalë pozitiv.

Ai i ka drejtuar një pyetje qeverisë dhe Minsitrisë së Shëndetësisë, nëse po përdoren testet e marra nga Kina të cilat kanë rezultuar false dhe që shumë shtete i kanë kthyer mbrapsht.

Postimi i plotë:

Edhe testet serologjike me rezultat te gabuar, qeveria hesht!

Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!

A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?

A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?

Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!

Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë

Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë

Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë

Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë

Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë

117127159_2686392081688175_2876683189805091019_n.jpg117228797_2686392048354845_3005850806302660296_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01154899597168
array(1) { ["section"]=> string(100) "spahia-publikon-dokumentat-dhe-ben-denoncimin-e-forte-testet-serologjike-rezultate-te-gabuara-216151" }