Spahiu tregon 4 format ligjore për zgjidhjen e çështjes së detit: Nëse shkon në Hagë duhen 5 vite për...

Publikuar tek: politike, më 20:48 20-10-2020 Spahiu tregon 4 format ligjore për zgjidhjen e çështjes së detit: Nëse shkon në Hagë duhen 5 vite për... Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka treguar se cilat janë 4 format ligjore përmes së cilave mund të zgjidhet çështja e detit dhe çështje të tjera të ngjashme.

Spahiu thotë se nëse çështja shkon në Hagë, do duhen 4-5 vite për të marrë një përgjigje, teksa shtoi se një marrëveshje dypalëshe do ishte më e mirë, pasi askush nuk na siguron që në Hagë do fitojë Shqipëria.

Spahiu: Janë 4 rrugët ligjore për konkretizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

1. Marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë

2. Arbitrazhi ndërkombëtar  

3. Gjykata për çështjet e detit

4. Gjykata e Hagës

Procedurat në Hagë funksionojnë 4-5 vite, në 2025 do e diskutojmë. Meren referencat, pretendimet e të gjitha palëve. Madje duhet shkuar dhe me një marrveshje të mosmarrëveshjes. Pra cilat janë pikat që nuk merren vesh palët. Prapë duhet të ulen në tryez.

U shmang një e keqe e madhe pasi çdo shtet i ruhet konfliktit. Shtetet europiane janë rreshtuar krahas Greqisë. Kjo zgjidhje do të sillte dhe mundësi zgjidhje të konfliktit Turqi-Greqi. Politika shqiptare ka treguar se është tërësisht e papërgatitur. Haga është zgjidhja e vetme, por ka përfituar dhe Greqia. Një marrëveshje dypalëshe do ishte më e mirë se Haga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Çështja e detit në Hagë', Çani: S'ka marrëveshje! Rama është lojtar, i shkel syrin Athinës dhe i bën 'presion' Erdoganit
'Ka shërbyer si korrier për mesazhet e amerikanëve', gazetarët zbulojnë pse Rama dhe Erdogan kanë zgjedhur njeri-tjetrin »
Article Logic
Execution time: 0.011190891265869
array(1) { ["section"]=> string(107) "spahiu-tregon-4-format-ligjore-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-detit-nese-shkon-ne-hage-duhet-5-vite-per-224493" }