Spahiu vë ‘me shpatulla pas murit’ Ramën: Do doja që sot t’ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë

Publikuar tek: barometri, më 07:57 02-06-2018 Spahiu vë ‘me shpatulla pas murit’ Ramën: Do doja që sot t’ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke shpërndarë një video nga konkursi i koreve të fëmijëve në shkolla duke uruar prindërit për festën e fëmijëve të tyre.

 

Sakaq, ka reaguar deputeti i LSI Përparim Spahiu i cili thotë se do kishte dashur që kryeministri mirëmëngjes sot t’u kishte uruar fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë që humbën babain në minierë.

“Sot, Ti mjeshtri i "Mirëmëngjeseve" doja t'ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë.

Sot, Ti mjeshtri i "Mirmëngjeseve" doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ja bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i "Mirmëngjeseve" doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit...!!!

Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!” shkruan Spahiu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030194997787476
array(1) { ["section"]=> string(112) "spahiu-ve-me-shpatulla-pas-murit-ramen-do-doja-qe-sot-t-ju-drejtoheshe-femijeve-te-bulqizes-mbetur-jetime-122949" }