Spaho 'ia plas' Ramës mes Kuvendit: Do ndërtoje një teatër me kullë të varje brekët e zonjës së nderuar! Atëhere të ndali ministri yt

Publikuar tek: politike, më 12:29 15-02-2018 Spaho 'ia plas' Ramës mes Kuvendit: Do ndërtoje një teatër me kullë të varje brekët e zonjës së nderuar! Atëhere të ndali ministri yt

Tension në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me incereratorët, arsimin e lartë si dhe debatit për godinën e Teatrit.

Deputeti i PD Edmond Spaho i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se si në kohën kur ishte ministër Kulture donte të ndërtonte një teatër me kullë por vendimi i tij u hodh poshtë nga kryeministri i asokohe, Pandeli Majko, sot ministër në qeverinë e Ramës. Spaho nuk nguroi t’i kujtojë shefin e qeverisë edhe batutën e famshme me konotacion fyes ndaj aktores së madhe Violeta Manushi. Ndërsa artistët kundërshtonin prishjen e godinës së teatrit, Rama si ministër iu kthye

“Po ç’do vini aty? Brekët e Violeta Manushit? Brekët e kuqe të Violeta Manushit, nuk janë brekët e Greta Garbos!!!”

“Për artistët, ka një histori të vjetër që fillon me ju. Keni dashur të ndërtoni një teatër me kullë dhe ndoshta donit të varnit aty ... ato që keni thënë për zonjën e nderuar, artistët e kanë humbur besimin e tyre. Vetëm kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko dha urdhër që projekti juaj s’do s’zbatohet, e keni në qeveri sot ministër”, tha Spaho.

MË SHUMË NGA FJALA E SPAHOS:

Për debatin për arsimin e lartë:

Fakti që ju shkuat atje me ministren e arsimit do të thotë ka një problem serioz se ju nuk shkuan për bravat, nëse shkoni për bravat atëhere na ka marrë lumi.

S’ishit në takim vetëm me rektorin e kryetarin e bordit por ishit me dhjetëra pedagogë, ishit me senatin dhe debati nuk ishte për bravat por për ligjin e arsimit. Pedagogët kanë rezervat, kundërshtimet e tyre për reformën e arsimit të lartë, sikurse kanë pretendime për autonominë e universitetit, pretendojnë se është cënuar e po cënohet. S’është problemi te ato tre ditë që u vonuan pagat por mënyra si funskionon ky universitet. Për të mbajtur letra aty në UT ka pak njerëz që kujdesen dhe ajo kompania angleze që e renditi, gjëja e parë që shikon kur vjen janë letrat, por ju s’mund ta mohoni që aty janë elita. Tani keni probleme me pedagogët. Shkolla ka studentët e pedagogët. Me kë keni tjetër? Ne jemi në krahun e pedagogëve.

Për teatrin:

Për artistët, ka një histori të vjetër që fillon me ju. Keni dashur të ndërtoni një teatër me kullë dhe ndoshta donit të varnit aty ato që keni thënë për zonjën e nderuar, artistët e kanë humbur besimin e tyre. Vetëm kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko dha urdhër që projekti juaj s’do s’zbatohet, e keni në qeveri sot ministër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010484933853149
array(1) { ["section"]=> string(136) "spaho-ia-plas-rames-mes-kuvendit-do-ndertoje-nje-teater-me-kulle-te-varje-breket-e-zonjes-se-nderuar-atehere-te-ndali-ministri-yt-110329" }