Spaho: Shqipëria drejt recesionit të thellë, të shkojmë një orë e më parë në zgjedhje

Publikuar tek: politike, më 21:13 01-07-2020 Spaho: Shqipëria drejt recesionit të thellë, të shkojmë një orë e më parë në zgjedhje FotoArkive: Nënkryetari i PD Edmond Spaho

Nënkryetari i PD Edmond Spaho thotë se vendi po shkon drejt një recesioni të thellë dhe këtë e tregojnë sipas tij gjithë treguesit ekonomikë.

Në një intervistë për Ora News, Spaho tha se Shqipëria duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje. '”Shqipëria duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje. Gjendja ekonomike është katastrofike. Të gjithë tregusesit që po publikohen tregon që Shqipëria po shkon drejt një recesioni të thellë. Sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje aq më mirë do jetë sepse do të krijohen kushte për të ndalur këtë katastrofë ekonomike”, tha ai.

Duke folur për përpjekjet për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Spaho tha se kjo është tentativë për e kryeministrit Rama për të përçarë opozitën.

“Tentativa për t'i fituar zgjedhjet e ardhshme në tavolinë nuk kanë për tu pranuar. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë konsensus ndërmjet palëve politike, palë në këtë rast është opozita e bashkuar. Kërkon të hiqen koalicionet parazgjedhore sepse shkon me shpresë që do mund të arrijë një rezultat të tillë që pastaj të përpiqet pas zgjedhjeve të përçarjë opozitën dhe të formojë qeverinë. Skenare të tilla i ka të gjitha të dështuara. As mos ta mendojë se mund të gjejë të çara mes opozitës”, u shpreh nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097651481628418
array(1) { ["section"]=> string(90) "spaho-shqiperia-drejt-recesionit-te-thelle-te-shkojme-nje-ore-e-me-pare-ne-zgjedhje-212484" }