Spaho: Të arrestuarit për shkak të protestave, do marrë statusin e të burgosurit politik

Publikuar tek: aktualitet, më 18:13 16-06-2019 Spaho: Të arrestuarit për shkak të protestave, do marrë statusin e të burgosurit politik

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur jashtë gjykatës në Elbasan, ku ndoqi seancën gjyqësore për ish-deputetin demokrat Bylykbashi dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie të arrestuar për bllokimin e rrugës ekskortës së Ramës.

Spaho e quajti një gjyq farsë të zhvilluar sipas urdhrave dhe porosive të Edi Ramës.

Sipas Spahos, të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestave të opozitës do të konsiderohen të burgosur politik

 ‘Asistuam në seancën e radhës, në përpjekjet e radhës për të trembur PD dhe opozitën e bashkuar në rrugën që kemi ndërmarrë për ta shporrur Edi Ramën dhe klanin e tij nga qeveria, pushteti, nga Shqipëria. Gjyq farsë i zhvilluar sipas urdhrave dhe porosive nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën. Përkundrazi nesër do të na ketë edhe më shumë në gjithë Shqipërinë kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe për ta detyruar që të japë dorëheqjen.Të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestave të opozitës dhe me urdhër politik nga Edi Rama do të konsiderohen të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që u siguron ligji për të burgosurit politik’, tha Spaho.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035017967224121
array(1) { ["section"]=> string(93) "spaho-te-arrestuarit-per-shkak-te-protestave-do-marre-statusin-e-te-burgosurit-politik-168455" }