SPAK ‘godet rëndë’ korrupsion, dënon me 16 muaj shërbim prove djalin që i dha 10 mijë lekë policit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:03 24-11-2020 SPAK ‘godet rëndë’ korrupsion, dënon me 16 muaj shërbim prove djalin që i dha 10 mijë lekë policit Fotomontazh

Shteti ynë në bashkëpunim me SPAK-un ka menduar seriozisht “të dënojë rëndë korrupsionin”. Kjo gjë shihet dhe në dy dosje që janë bërë publike në media.

Dosja e fundit është ajo e Rigels Ymerit, i cili është dënuar me 16 muaj shërbim prove, pasi i dha 10 mijë lekë të vjetra policit. SPAK e ka marrë të pëndehur dhe është shpallur fajtor për akuzën e korruptimit, me 10 mijë lekë të vjetra të një punonjësi policie.

Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, raporton gazetari Elton Qyno.

Ymeri fillimisht u dënua me 8 muaj burg, por më pas ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata e posaçme, duke e vënë të dënuarin në shërbim prove për një periudhë prej 16 muaj.

Disa ditë më parë, SPAK për të njëjtën shumë financiare dhënë punonjësve të policisë, dënoi Vilson Meminin. Vilson Memini u dënua me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkoi 6000 euro në këmbim të lirisë për Orion Balin, GJKKO ndryshon masën për gjyqtaren Mimoza Margjeka
‘15 ditëshin e parë pacientët me Covid i çojnë te Infektivi, 15 ditëshin e dytë te Sanatoriumi’, mjeku Shpataraku: Ja si të shmangim fluksin e spitaleve në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011056900024414
array(1) { ["section"]=> string(102) "spak-godet-rende-korrupsion-denon-me-16-muaj-sherbim-prove-djalin-qe-i-dha-10-mije-leke-policit-228948" }