SPAK nis zytarisht detyrën, 8 prokurorë betohen tek Meta (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:02 19-12-2019 SPAK nis zytarisht detyrën, 8 prokurorë betohen tek Meta (EMRAT)

Ka përfundur betimi i tetë prokurorëve të SPAK në Presidencë.

Mësohet se ata janë betuar përpara presidentit Ilir Meta dhe tashmë mbetet vetëm zgjedhje e kreut të SPAK.

Në këtë mënyrë merr formë një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Prokurorët që u betuan:

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës

Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Njoftimi i presidencës:

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I zunë pritë dhe e dogjën me benzinë, si u vra 45 vjeçari në Korçë
Betimi i 8 prokurorëve, reagon Ambasada e SHBA: Nga sot Shqipëria ka një organ për të hetuar bosët e krimit »
Article Logic
Execution time: 0.011089086532593
array(1) { ["section"]=> string(68) "spak-nis-zytarisht-detyren-8-prokurore-betohen-tek-meta-emrat-189821" }