SPAK-ut i shtohet një tjetër anëtare, Manjola Kajana kalon vettingun dhe merr mandatin 9 vjeçar si Prokurore e Posaçme

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 13-07-2020 SPAK-ut i shtohet një tjetër anëtare, Manjola Kajana kalon vettingun dhe merr mandatin 9 vjeçar si Prokurore e Posaçme Prokurorja e Posaçme Manjola Kajana

Prokurorja Manjola Kajana emërohet anëtare e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  me një mandat 9 vjeçar.

Menjëherë sapo Kajana kaloi procesin e vetingut në të dyja shkallët e tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka emëruar sot si anëtare e 13-të e SPAK. Këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokurore në SPAK për Manjola Kajanën për një mandat 9, vjeçar pa të drejtë riemërimi.

“Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’, në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 ‘Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme’, si dhe të Vendimit të KPA-së , datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së “Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana”, thuhet në njoftimin e KLP.

Me emërimin e Kajanës, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë. Me këtë rast, kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur.

Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096659660339355
array(1) { ["section"]=> string(124) "spak-ut-i-shtohet-nje-tjeter-anetare-manjola-kajana-kalon-vettingun-dhe-merr-mandatin-9-vjecar-si-prokurore-e-posacme-213696" }