SPAK vetëm një hap larg, Presidenca: 8 prokurorët BETOHEN në 19 dhjetor

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 13-12-2019 SPAK vetëm një hap larg, Presidenca: 8 prokurorët BETOHEN në 19 dhjetor Presidenca e RSH

Presidenca do të mbajë të enjten e 19 Dhjetorit ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar të SPAK.

Lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari për mediat i presidentit, Tedi Blushi përmes një njoftimi në 'Facebook'

Blushi njofton se ceremonia do të mbahet të enjten e ardhshme në ambientet e Presidencë në orën 09:30.

'Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)', shkruan Blushi.

Pas betimit të tetë anëtarëve të SPAK, mbetet vetëm zgjedhje e kreut të tij, dhe merr formë një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047195196151733
array(1) { ["section"]=> string(76) "spak-vetem-nje-hap-larg-presidenca-8-prokuroret-betohen-ne-19-dhjetor-189302" }