Spanja 2 viktima, Britania 324 vetëm ditën e fundit, situata në ishull ka dalë jashtë kontrollit (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 20:27 29-05-2020 Spanja 2 viktima, Britania 324 vetëm ditën e fundit, situata në ishull ka dalë jashtë kontrollit (SHIFRAT)

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi, në dy nga vendet më të prekura në botë nga Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë vdekur vetëm dy persona, duke e çuar në 27.121 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura. Spanja duket se po përmirësohet, pasi pardje dhe dje kishte vetëm nga një viktimë.

Sakaq, me 658 rastet e reja në 24 orë, numri it ë infektuarve ka shkuar në 285.644.

Ndërkohë situatë krejt tjetër paraqitet në Mbretërinë e Bashkuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 324 viktima, duke e çuar në 38.161 numrin e përgjithsëhm të të vdekurve nga koronavirusi.

Edhe rastet e reja me covid janë tepër të larta. 2095 në ditën e fundit, 271.222 në total.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098521709442139
array(1) { ["section"]=> string(109) "spanja-2-viktima-britania-324-vetem-diten-e-fundit-situata-ne-ishull-ka-dale-jashte-kontrollit-shifrat-208334" }