Spanja fillon hetimin penal për 37 azile për të moshuarit, të afërmit: I lanë të vdisnin

Publikuar tek: bota, më 14:31 18-04-2020 Spanja fillon hetimin penal për 37 azile për të moshuarit, të afërmit: I lanë të vdisnin

Spanja ditën e sotme ka filluar hetimet penale për 37 shtëpi për të moshuarit.

'Dailymail' raporton se sipas disa pretendimeve ata nuk kanë pasur kujdes mjekësor dhe nuk janë testuar ndaj COVID-19. Sakaq, të afërmit kanë thënë se ata nuk mund t'i merrnin në shtëpi pasi nuk i lejonin.

“Ata i kanë lënë të vdesin”, ka thënë e afërmja e një të moshuari, që nuk mundi t’i mbijetonte virusit.

Nëse konstatohet pakujdesia, ndaj pronarëve, autoriteteve lokale ose stafit ngrihen akuzat për vrasje ose neglizhencë penale.

 Ministria e Shëdetësisë ka thënë se prokurori duhet të merrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme të krizës së koronavirusit, mungesën e përvojës para se të vendosë që të marrë ndonjë veprim.

Kujtojmë që Spanja është një ndër vendet më të 'goditura' nga virusi ku deri më tani kanë humbur jetën 20.043 persona, ndërsa 190.839 janë të infektuar.

94487685_1308182526059413_6526464223751438336_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OBSH: Nuk ka asnjë provë se antitrupat në gjak përcaktojnë nëse je imun ndaj COVID-19
Ferrari po prodhon valvola respirative dhe maska mbrojtëse në ndihmë të të prekurve me koronavirus në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.013531923294067
array(1) { ["section"]=> string(93) "spanja-fillon-hetimin-penal-per-37-azile-per-te-moshuarit-te-afermit-i-lane-te-vdisnin-203074" }