Spanja sheh 'dritë në fund të tunelit', për të dytën ditë radhazi shënohet vetëm një viktimë nga Covid-19

Publikuar tek: bota, më 21:49 28-05-2020 Spanja sheh 'dritë në fund të tunelit', për të dytën ditë radhazi shënohet vetëm një viktimë nga Covid-19

Spanja mesa duket po sheh 'ditë në fund të tunelit'. Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar për të dytën ditë radhazi vetëm një të vdekur nga Covid-19. Deri tani numri i të vdekurve në Spanjë nga koronavirusi ka shkuar në 27,119.

Po ashtu edhe numri i rasteve të reja është ulur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 182 persona të infektuar me koronavirus, 49 më pak se një ditë më parë, duke e çuar në 237,906 numrin total.

Spanja kërkoi nga partnerët e Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën e ashtuquajtur Schengen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094988346099854
array(1) { ["section"]=> string(109) "spanja-sheh-drite-ne-fund-te-tunelit-per-te-dyten-dite-radhazi-shenohet-vetem-nje-viktime-nga-covid-19-208205" }