Spanja vendos rekord negativ të Covid-19, 23.580 raste dhe 173 të vdekur në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 23:34 29-10-2020 Spanja vendos rekord negativ të Covid-19, 23.580 raste dhe 173 të vdekur në 24 orët e fundit (SHIFRAT)

Spanja po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të rasteve të reja me Covid-19.  

Vetëm në 24 orët e fundit, Autoritetet shëndetësore ka raportuar një rekord të ri ditor me 23,580 raste. 

Ndërkohë, 173 persona kanë humbur jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit që ka kapluar botën prej muajsh.

Sipas të dhënave, 1,1 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Spanjë, ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur në kuotën e 35,639 personave.

Rritja e rasteve të infektimit në javët e fundit detyroi qeverinë spanjolle të marrë masa drastike, duke shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme me 6 muaj të tjerë.

Ndërkohë rajoni i Katalonjës ka njoftuar mbylljen e kufijve për të parandaluar përhapjen e virusit, duke ndaluar hyrjen apo daljen në rajon për një periudhë 15 ditore.

Kujtojmë se edhe shtete të tjera si Italia, Franca apo Gjermania kanë kufizuar lëvizjet e qytetarëve, vendime që janë shoqëruar edhe me protesta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtari rus bën zbulimin e madh, ja pas sa kohe bëhesh IMUN ndaj Covid-19
Kim Jong-Un gjen zëvendësuesen e motrës, çfarë fshihet pas kësaj historie? »
Article Logic
Execution time: 0.0137619972229
array(1) { ["section"]=> string(106) "spanja-vendos-rekord-negativ-te-covid-19-23-580-raste-dhe-173-te-vdekur-ne-24-oret-e-fundit-shifrat-225735" }