Spanjë, gjykata jep vendimin për pavarësinë e Katalonjës

Publikuar tek: bota, më 08:47 08-09-2017 Spanjë, gjykata jep vendimin për pavarësinë e Katalonjës

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka dhënë sot vendimin e saj në lidhje me pavarësinë e krahinës së Katalonjës.

Kjo gjykatë ka vendosur të anulojë referendumin që u miratua dje nga parlamenti spanjoll.

Referendumi do të mbahej me 1 tetor dhe do me anë të tij do të kërkohej pavarësia e kësaj krahine nga pjesa tjetër e Spanjës.

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoy e ka kundërshtuar këtë referendum dhe e ka quajtur një akt të patolerueshem e që shkel ligjin.

Krahina e Katalonjës ndodhet në verilindje të Spanjës dhe është një nga zonat më të fuqishme industriale në vend.

Kjo krahinë e ka fituar njeherë pavarësinë në vitin 1931, që kur Spanja u shpall republikë, por me ardhjen e diktatorit Franco në 1939, ai ja mohoi këto të drejta dhe që në atë periudhe katalonjasit kanë kërkuar me çdo mënyrë të marrin pavarësinë nga shteti spanjoll. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti 8 ballë “shkund” Meksikën, bilanc tragjik: Shkon në 27 numri i viktimave
20 vjetori i "Hardtalk" në BBC, sa ndryshe e gjeti gjigantin mediatik kjo ditë e rëndësishme »
Article Logic
Execution time: 0.01017689704895
array(1) { ["section"]=> string(61) "spanje-gjykata-jep-vendimin-per-pavaresine-e-katalonjes-91575" }