Spanjë/ Kryeministri goditet me grusht në fytyrë nga një i ri (Video)

Publikuar tek: bota, më 00:22 18-12-2015

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Galicia të Spanjës, ku kryeministri Mariano Rajoy është goditur me grusht në fytyrë nga një i ri. Rajoy ishte duke u takuar me njerëzit në kuadër të fushatës elektorale që po zhvillohet në vend, ku një person që po i qëndronte në krah e ka sulmuar papritur.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që kanë bërë të mundur ndalimin e të riut, ndërsa ai është shoqëruar në polici.

Pritet që pas dëshmisë që ai do të japë të mësohen shkaqet që e çuan të riun drejt këtij veprimi ekstrem.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044239044189453
array(1) { ["section"]=> string(72) "spanje-kryeministri-goditet-me-grusht-ne-fytyre-nga-nje-i-ri-video-28034" }