Spanjë, realizohet operacioni më kompleks në botë, zgjati 27 orë

Publikuar tek: bota, më 18:48 01-04-2015 Spanjë, realizohet operacioni më kompleks në botë, zgjati 27 orë

Një spital në Spanjë deklaron se ka kryer operacionin më kompleks të të gjitha kohërave duke i dhënë mundësinë një njeriu deformuar që të bëjë një jetë normale.

Operacioni për të sjellë në formë fytyrën e tij ka zgjatur 27 orë dhe ka marrë pjesë një ekip prej 45 mjekësh, infermierësh dhe ndihmësish të tjerë. Pacienti ka vuajtur prej 20 vitesh nga një sëmundje që quhet “arteriovenous” që është një lëmsh i enëve të gjakut në tru i cili i ndërron drejtimin e gjakut nga arteriet tek venat duke anashkaluar indin normal të trurit.

Në rastin e kësaj sëmundjeje i sëmuri ka probleme me të folurit dhe deformie tepër të mëdha të fytyrës .Ai është një 45-vjeçar i cili nuk ka pranuar që të identifikohet. Pacientit i është rindërtuar qafa, goja, gjuha, e gjithë lëkura me muskujt e fytyrës, buzët, hunda, nofulla dhe të gjitha dhëmbët. Spitalet ku kishte kryer kontrolle më parë e kishin diagnostifikuar atë të paoperueshem. Kirurgu Vall d’Hebron shprehet se kjo është hera e parë që kryhet transplant kaq kompleks në botë dhe fatmirësisht rezultoi me sukses.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014423131942749
array(1) { ["section"]=> string(67) "spanje-realizohet-operacioni-me-kompleks-ne-bote-zgjati-27-ore-7578" }