Spanjë, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, sekuestrohen 56 kg heroinë e 2 ton kanabis

Publikuar tek: bota, më 21:45 24-04-2016 Spanjë, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, sekuestrohen 56 kg heroinë e 2 ton kanabis

Policia spanjolle ka shkatërruar dy rrjete ndërkombëtare të trafikimit të drogës, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të heroinës dhe të hashashit.

Autoritetet spanjolle thanë se janë sekuestruar 56 kilogram heroinë, e cila përbën sasinë më të madhe të kësaj droge të kapur në vendin iberik gjatë këtij viti.

Lënda narkotike u zbulua në karrocerinë e makine në qytetin Tui ndërsa vinte nga Holanda.

Policia tha se gjatë operacionit u arrestuan 12 persona, shqiptarë dhe spanjollë, të cilët synonin ta shpërndanin lëndën narkotike në tregun spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se operacioni është ndërmarrë pas një hetimi të gjatë, ndërsa theksojnë se në krye të rrjetit ndërkombëtar të trafikut qëndronin shqiptarët.

Ndërkaq tetë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me gati 2 ton hashash të kapur në kufi me Francën dhe një tjetër sasi të përafërt drogë të sekuestruar në Malaga.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rumuni kap me kamera të fshehtë pronarin shqiptar në Angli: Na trajton si skllevër (Video)
Vuçiç ia del, fiton zgjedhjet në Serbi »
Article Logic
Execution time: 0.011188983917236
array(1) { ["section"]=> string(94) "spanje-shkaterrohet-banda-shqiptaro-spanjolle-sekuestrohen-56-kg-heroine-e-2-ton-kanabis-38573" }