Spartak Braho s’përmbahet ndaj Agron Tufës: Neofashist, po luan me zjarrin! Ler detyrën…

Publikuar tek: politike, më 11:50 23-05-2019 Spartak Braho s’përmbahet ndaj Agron Tufës: Neofashist, po luan me zjarrin! Ler detyrën… Braho-Tufa

Socialisti Spartak Braho ka folur me tone të ashpra paralajmëruese nga foltorja e Kuvendit pas raportimit që kreu i Institutit për Krimet dhe Pasoja e Komunizmit, Agron Tufa bëri përpara parlamentarëve.

Braho e cilësoi Tufën ‘neofashist’ duke i thënë se ‘po luan me zjarrin’ dhe se duhet të lerë detyrën e drejtimit të Institutit.

"Ky institut drejtohet nga një letrar që ka mbaruar shkollën për letërsi në Bashkimin Sovjetik, si zoti Agron Tufa. Dua ti them këto fjalë pasi më erdhi në mend një debat që ky studiues hidhte baltë dhe kërkonte heqjen e filmave dhe letërsisë së para viteve ’90, pra sipas tij duhej zeruar cdo gjë, edhe Agolli, edhe Kadare, edhe Koreshi, e të gjithë të kësaj periudhe që përshkruanin luftën anti-fashiste. Një tezë absurde që u prit keq edhe nga opinioni. Në disa botime të këtij instituti hidhej baltë mbi luftën antifashiste dhe konsideroheshin kriminelë afro 260 drejtues të luftës, dhe një botim qesharak ishte ai që bënte fjalë për këngët e Ballit Kombëtar, o tempora morës.

Instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj këtu edhe kryeministrin që tha; larg duart nga vitet ‘41-‘45 sepse neofshasitët e tipit Tufa e Çela kërkonin nëpërmjet shtrembërimeve historike të glorifikonin bashkëpunëtorët e nazizmit. Nuk do zgjatem në historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Zoti Tufa po ju them e keni kthyer instituin në celulë të Ballit Kombëtar, po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe duke shpërdoruar luftën antifshiste nacionalclirimtare që nuk e bëtë ju, luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët edhe ata ballistë që mbas 24 majit u rreshtuan me partizanët. Ngule në tru këtë punë, lufta nacional clirimtare nuk ishte luftë civile por clirimtare. Nuk ishte kriminel Memo Meto, Haxhi Lleshi, heronjtë e vigut, Rrahman Parllaku, etj,. Zoti Tufa keni shkelur ligjin, ju hileqarë keni qenë që në luftë hileqarë jeni dhe tani në demokraci. Ju pyes përsëri ju, përse gërmoni në arkiva për të kërkuar informacion të deklasifikuar. Kush ua lejon? Ju nuk dispononi certifikatë sigurie, asnjë nga punonjësit e institutit. Ju nuk e keni këtë as keni për ta pasur këtë.

O duhet parë me kujdes e tërë moria e këtyre instituteve ose të konceptojnë një organizim të ri drejtues, dinjitoz. Ju zoti Tufa për shkelje të rënda të ligjit duhet të kontrolloheni nga drejtoria e mkonitorimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe të lini detyrën si i papërshtatshëm", tha Braho në fjalën e tij teksa Tufa dëgjohej të thoshte nga vendi ‘e kemi, e kemi’ referuar certifikatës së sigurisë.

Megjithatë, ende Tufës nuk i është dhënë fjala për të replikuar ndaj Brahos ndaj mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e tij për anëtarin e Komisionit të Sigurisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02714204788208
array(1) { ["section"]=> string(91) "spartak-braho-s-permbahet-ndaj-agron-tufes-neofashist-po-luan-me-zjarrin-ler-detyren-165400" }