Spartak Ngjela i jep përgjigje pyetjes më të rëndësishme për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 21:58 23-08-2017 Spartak Ngjela i jep përgjigje pyetjes më të rëndësishme për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi

Spartak Ngjela, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i është përgjigjur një prej pyetjeve që shumë shqiptarë ia kanë bërë vetes, por mesa duket edhe avokatit.

A do të bëhet Vettingu dhe Reforma në Drejtësi? Dhe ku është garancia që do të ndohë?

Ngjela shprehet se në të dyja rastet, edhe nëse Reforma vazhdon apo bllokohet nga kjo klasë politike, pas saj qëndron Amerika, që do vendosë embargo absolute. Gjithashtu Ngjela beson se kjo reformë do sjellë edhe "dorëzimin e gjësë të vjedhur".

Shkrimi i plotë:

Janë të shumtë ata që më pyesin: ku e ke garancinë ti kur thua se vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të bëhet, kur nga ajo reformë cënohet thuajse e gjithë kjo klasë politike?

Natyrisht që të gjithë ju që keni shprehur këtë rezervë keni të drejtë.

Por unë jam i sigurt kur them se e di më siguri të plotë që, nëse kjo klasë politike nuk e vazhdon Reformën, ose e bllokon atë, Amerika është e vendosur që të ushtrojë embargo absolute mbi Shqipërinë.

Brenda kësaj, asnjë qeveri në Shqipëri nuk mund të qëndronte dot në pushtet me shume se tre muaj.

Reforma është e sigurt; dhe dorëzimi i gjësë së vjedhur është i sigurt: një nga një e që të tërë do t'i dorëzohen vetingut.

Nuk ka fuqi askush t'i kundërvihet.

Kështu tha dhe Saliu në vitin 1997, kur bllokoi politikën amerikane në favor të Beogradit dhe kundër bombardimeve në favor të Kosovës: por shqiptarët e bënë copë-copë me tre apo katër emisione të Zërit të Amerikës.

Embargoja dhe Zëri i Amerikës, janë edhe më të vështirë për t'u përballuar.

Prandaj:

Rrini të qetë - Reforma në Drejtësi ka filluar, atë nuk e ndalon dot më asgjë dhe askush...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010600805282593
array(1) { ["section"]=> string(101) "spartak-ngjela-i-jep-pergjigje-pyetjes-me-te-rendesishme-per-vettingun-dhe-reformen-ne-drejtesi-89984" }