Spartak Ngjela: Meta i shpalli lufte SHBA, edhe Saliu e bëri në '97, por fluturoi si rreckë e flakur (Profecia e avokatit)

Publikuar tek: politike, më 14:02 21-11-2019 Spartak Ngjela: Meta i shpalli lufte SHBA, edhe Saliu e bëri në '97, por fluturoi si rreckë e flakur (Profecia e avokatit) Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela vazhdon të besojë se presidenti i vendit Ilir Meta do të shkarkoht nga posti i kreut të shtetit.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Ngjela kujton vitin 1997 kur ish-kryeministri Berisha, në atë kohë president i vendit, kundërshtoi kërkesën e SHBA-së për të dhënë dorëheqjen për shkak të destabilizimit të vendit nga rënia e firmave piramidale, por më pas detyrua të largohej pasi humbi pushtetin.

Ngjela thekson se si Berisha dikur, edhe Meta sot do të kenë të njëjtin fund, sepse kanë sfiduar SHBA, partnerin kryesor strategjik të Shqipërisë.

Deklarata e Spartak Ngjelës për Ilir Metën:
Çfarë do të ndodhte me një president të tillë në një vend demokratik?

Do të shkarkohej nga Parlamenti sa më shpejt, dhe do të priste derisa të mblidhej Gjykata Kushtetuese. Pas shkarkimit nga Parlamenti, Presidenti i Republikës nuk ka forcë juridike derisa të dalë para Gjykatës Kushtetuese. Kjo vendos pastaj: kthehet apo nuk kthehet Presidenti sërish në zyrë me kompetenca të plota.

Po Rama dhe mazhoranca, ku janë?

Kurse Sali Berisha vajti dje ta uronte Metën për antiamerikanizmin e tij, dhe Meta sot i shpalli luftë Amerikës me një fishek.

Edhe Saliu i shpalli luftë Amerikës me një fishek në vitin 1996-1997, por fluturoi si një rreckë e flakur. Tani e paska shpresën te fisheku i Metës. Dhe te lufta për sovranitet që na paska hapur Meta.

Duhet të kujtohemi: tragjedinë nga komedia e ndan një diç shumë i vogël. Kurse Saliu, mirë që harroi vitin 1997, por, siç duket, paska harruar edhe Brian Yi-në që e nxori me forcë e si një gogël nga çadra në vitin 2017.

Por Meta po kërkon sovranitet.

E dini se çfarë është "sovraniteti Meta"? Sovraniteti Meta është që Meta dhe çerdhja e madhe e hajdutëve që kanë grabitur shqiptarët në 29 vjet, të sundojnë shqiptarët me paratë që ata iu kanë grabitur shqiptarëve.

E pra, për aleatët tanë të mëdhenj kjo është komedi. Ndërsa për Metën e kompani, kjo është tragjedi.

Por, të gjithë këta të korruptuar e krijuan vetë tragjedinë e tyre: këta vodhën para për të arritur lumturinë, dhe kapën shkatërrimin e tyre tërësor.

Kështu do të shkruajë historia për ta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076210498809814
array(1) { ["section"]=> string(123) "spartak-ngjela-meta-i-shpalli-lufte-shba-edhe-saliu-e-beri-ne-97-por-fluturoi-si-rrecke-e-flakur-profecia-e-avokatit-186696" }