'Spastrimi' i kufirit nga forcat kurde, Turqia konfirmon vazhdimësinë e marrëveshjes me Rusinë

Publikuar tek: bota, më 22:27 27-10-2019 'Spastrimi' i kufirit nga forcat kurde, Turqia konfirmon vazhdimësinë e marrëveshjes me Rusinë Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, shprehet se marrëveshja e Turqisë me Rusinë për tërheqjen e forcave kurde nga Siria veriore është duke vijuar sipas planit.

"Gjithçka është normale dhe marrëveshja po shkon siç është planifikuar", u tha Akar gazetarëve në Bruksel pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Ministri turk ka shtuar se tërheqja e trupave kurde po vazhdon në përputhje me marrëveshjen e arritur në Soçi të Rusisë këtë javë dhe duhet të përfundojë më 29 tetor.

Më herët, Turqia ka "kërcënuar" se do të pastronte zonën kufitare me Sirinë nga forcat kurde nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016396045684814
array(1) { ["section"]=> string(98) "spastrimi-i-kufirit-nga-forcat-kurde-turqia-konfirmon-vazhdimesine-e-marreveshjes-me-rusine-183736" }