Specia legjendare e pyjeve të Ballkanit në zhdukje, 3 rrëqebuj filmohen nga kamerat ‘kurth’ në Elbasan (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 09-04-2020 Specia legjendare e pyjeve të Ballkanit në zhdukje, 3 rrëqebuj filmohen nga kamerat ‘kurth’ në Elbasan (FOTO) Rreqebulli

Kamerat e fshehta të vendosura në Polis- Guri i Zi në Elbasan kanë filmuar një familje të rrëqebullit prej 3 anëtarësh, një specie që ka qenë në prag të zhdukjes për gati një shekull.

Kamerat e ngritura nga Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Elbasan kapën provën për ekzistencën e një popullsie tjetër të rrëqebullit Ballkanik në Shqipëri.

Pas zonës së Munellës në Veri, Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku vërtetohet riprodhimi i rrëqebullit. Në të gjithë ballkanin bëhet zona e tretë ku konstatohet rrëqebulli.

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Ballkan. Fatkeqësisht, vlerësohet se popullsia e tyre e përgjithshme është më pak se 50. Ata janë të rrezikuar kryesisht si rezultat i gjuetisë dhe degradimit të habitatit për shkak të prerjeve.

8888888888888888888888.jpg

thumbnail_rreqebulli1.jpg

758f97c6-dc13-4652-84ff-919cb2b739a9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096340179443359
array(1) { ["section"]=> string(111) "specia-legjendare-e-pyjeve-te-ballkanit-ne-zhdukje-3-rreqebuj-filmohen-nga-kamerat-kurth-ne-elbasan-foto-201973" }