Spektakël dhe emocione në Seria A, Liverpool merr kreun, Barcelona ‘zbret’ nga froni Real Sociedad

Publikuar tek: sport, më 23:56 16-12-2020 Spektakël dhe emocione në Seria A, Liverpool merr kreun, Barcelona ‘zbret’ nga froni Real Sociedad Çast nga Liverpool-Tottenham

Takimet e javës së 12-të në Seria A italiane kanë dhuruar emocione dhe rezultate surprizë.  

Kreu mbahet përsëri nga Milani, që regjistroi barazimin e dytë radhazi në kampionat. Skuadra kuqezi barazoi 2-2 në transfertën e Genoa dhe numëron 1 pikë më shumë se Interi (27).

Zikaltërit nga ana e tyre fituar supersfidën e kësaj jave ndaj Napolit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Romelu Lukaku me penallti, teksa jugorët e mbyllën takimin me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Insigne. Më herët, Juventus barazoi 1-1 përballë Atalantës, me Cristiano Ronaldon që humbi një penallti.

Në Premier league kreu ndërroi “pronar”. Liverpool mposhti 2-1 Tottenham Hotspur dhe distanca mes dy skuadrave shkon në +3. Fitore me të njëjtat shifra mori edhe Barcelona, 2 -1 përballë Real Sociedad.

Ishin baskët ata që kaluan të parët në avantazh, gjithsesi, katalanasit arritën të reagonin me Jordi Alba dhe Frenk de Jong. Tashmë Barcelona ngjitet në vendin e 5-të me 20 pikë, ndërkohë Sociedad gjendet e dyta me 26 pikë, aq sa Atletico Madrid por me 3 takime më shumë të zhvilluara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një rus bën histori me Shqipërinë, ngre lart flamurin kuqezi në kampionatin Europian (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.010938882827759
array(1) { ["section"]=> string(101) "spektakel-dhe-emocione-ne-seria-a-liverpool-merr-kreun-barcelona-zbret-nga-froni-real-sociedad-231657" }