Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar se mbrëmjen e sotme do të jetë i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të parë ndeshjen e ekipit të Kosovës me Anglinë.
Ai ka publikuar një foto në ‘Facebook’, në të cilën shfaqet me bashkëshorten Anita dhe fëmijët të veshur me bluza të bardha me mbishkrimin ‘Kosova’.
‘Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca’, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që mbrëmjen e sotme luan edhe kombëtarja shqiptare përballë kampionëvë të Francës.