SPEKTAKLI I VITIT NE TENIS/ Çfarë nuk u pa në ndeshjen e djeshme prej 5 orësh në Wimbledon, aty ku serbi DJOKOVIC mundi zviceranin FEDERER

Publikuar tek: sport, më 10:57 15-07-2019 SPEKTAKLI I VITIT NE TENIS/ Çfarë nuk u pa në ndeshjen e djeshme prej 5 orësh në Wimbledon, aty ku serbi DJOKOVIC mundi zviceranin FEDERER

Iu deshën pesë orë dhe forca e mendjes, dhe serbi Novak Djokovic i hoqi trofeun që mbante në tenis zvicerani, në spektaklin e dhuruar dje në Wimbledon, ku dy gjigandët mbajtën frymën e gjithë stadiumit për të shpallur fituesin e këtij viti të 133-të në historinë e tenisit.

“Duket e pabesueshme” pranon ai. “Po është kështu si them unë. Unë e binda veten që ishte forca e mendjes. Eshtë e njëjta gjë “Roger” apo “Novak”, shtoi duke qeshur.

“Ishte ndeshja më kërkuese, sidomos mendërisht, që unë kam qenë pjesë e saj. Unë I premtova vetes të zbrisja sot në fushë, e kisha të nevojshme të qëndroja I qetë, sepse e dija se atmosfera do të ishte ashtu siç ishte në fakt” tha ai pas ndeshjes.

Para ndeshjes, të gjithë flisnin për rekorde, statistika, vendin që kishte secili në histori, por vëmendja e së djelës kishte një gjë të jashtëzakonshme: betejën mes artistikes kundrejt industrisë.

Intesiteti dhe atletizmi i serbit Djokovic mbizotëronte përballë goditjeve të bukura, hipnotike dhe të rrjedhshme të zviceranit Federer, ku dy të talentuarit luajtën me forma të ndryshme të përsosmërisë në një nga fazat sportive më të bukura në botë.

Ndërkohë që Federer merrte admirimin e turmës, superfuqia e Djokovic mbizotëronte. Kampioni ishte mentalisht I fortë dhe përqëndrimi I tij ishte absolut. Kurrë nuk e goditi zviceranin në të njëjtin pozicion, nuk e kishte turmën me vete, por ishte një mur, konstaton reuters në përcaktimet e veta.

“Në pjesën më të madhe të ndeshjes isha një hap pas. Unë isha në mbrojtje. Ai diktonte shfaqjen. Unë po përpiqesha të luftoja dhe të gjeja një mënyrë sesi duhet të hyja në lojë” thotë numri një në botë për tenisin.

“I thashë vetes para ndeshjes që do të përpiqem sa më shumë të jem aty tek ajo që po ndodh. Mendova se mund të luaja më mirë. Porn ë të njëjtën kohë, më lejoi të kthehesha të ruaja pikët e ndeshjes. Dhe mendoj se të fitoja këtë ndeshje ishte stabiliteti mendor”, tha ai.

Krahasuar me goditjet e forta të Federer, mbrojtja e patundur e 32 vjecarit serb nuk kishte gjasa të fitonte turmën. Por  kjo nuk do të thoshte se nuk ka një formë madhështie në elasticitetin e Djokovic.

Tani Djokovic ka 16 tituj ndërsa Federer 30. “Duket se po afrohemi” tha Djokovic. “Ne jemi në plotësim të njëri tjetrit. Jemi duke e cuar njeri tjetrin në evolim dhe ende jemi në lojë. Fakti që bëjmë histori, na motivon. Sepse unë nuk jam vecse një lojtar tenisi, jam baba dhe bashkëshort. Duhet ti balancojmë të gjitha”.

560d346dfc227fa90891e725db3cc0c9-493263.jpg

hftjg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0207359790802
array(1) { ["section"]=> string(143) "spektakli-i-vitit-ne-tenis-cfare-nuk-u-pa-ne-ndeshjen-e-djeshme-prej-5-oresh-ne-wimbledon-aty-ku-serbi-djokovic-mundi-zviceranin-federer-172237" }